Presidentja kroate: Nuk e ul nivelin për të komentuar deklaratat e Vuçiç

Zagreb, 21.12.2016. - Hrvatska predsjednica i vrhovna zapovjednica Oružanih snaga RH Kolinda Grabar-Kitaroviæ održala je sveèani prijem u prigodi umirovljenja generala i brigadira Oružanih snaga RH. Na fotografiji Kolinda Grabar-Kitaroviæ. foto HINA/ Lana SLIVAR DOMINIÆ/ lsd

Presidentja kroate Kolinda Grabar-Kitaroviç, tha se se nuk ka ndërmend që të ulë nivelin duke komentuar fjalimin e presidentit serb Aleksandar Vuçiç në Kosovë.

Vuçiç tha të dielën në Kosovë se Sllobodan Millosheviç ishte një lider i madh, ndërkohë që përmendi dhe Kninin kroat, atje ku siç tha janë vrarë serbë.

I pyetur nëse presidenti austriak Alexander Van der Bellen, i cili është në një vizitë zyrtare dy-ditore në Zagreb, diskutoi fjalimin që presidenti serb mbajti gjatë fundjavës në Kosovë, Kitaroviç tha se kjo nuk ishte aspak një temë e bisedës me homologun kroat.

“Ne nuk kemi biseduar në lidhje me fjalimin e Presidentit Vuçiç. Ne kemi çështje tona, ne merremi me kroatët, ndërkohë që me serbët duam marrëdhënie të mira”, tha ajo dhe shtoi se “nuk do ta ul nivelin për të komentuar mbi mesazhet e tij”.

a.ç

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU