Presidentja e Kosovës takon djalin e parë të vitit 2016

Djalë është foshnja e parë e lindur në minutat e para të vitit 2016 në Kosovë. Nëna 22-vjeçare, Jetmira Sopjani nga Fushë Kosova, ka sjellë në jetë foshnjën me peshë prej 3.3 kilogramë. Për Jetmirën ky ishte momenti më i lumtur i jetës.

Presidentja, Atifete Jahjaga, e vizitoi Qendrën Klinike Universitare të Kosovës. E shoqëruar nga zëvendësministri i Shëndetësisë, Izet Sadiku, Jahjaga fillimisht u takua me drejtuesit e QKUK-së e më pas, vizituan nënën që e lindi fëmijën e parë ne vitin 2016 në këtë qendër, duke i dëshiruar jetë të gjatë dhe të lumtur djalit dhe asaj, raporton KTV. Drejtoresha e Klinikës Gjinekologjike, Mirvete Paqarada bëri të ditur që 22 vjeçarja Jetmira Sopjani nga Fushë Kosova, e cila solli në jetë fëmijën e parë të vitit 2016, kishte një lindje normale dhe pa komplikime.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU