Presidenti Ivanov kërkon pastrimin e kufijve nga refugjatët

Presidenti i Republikës së Maqedonisë, Gjorge Ivanov, ka pohuar se për zbrazjen e shpejtë të territorit të Greqisë nga emigrantët dhe refugjatët, duhet të përdoret “korridori ajror.” Maqedonia, ka thënë Ivanov, angazhohet për kritere të përbashkëta për përballje me krizën e migrantëve në mënyrë që të zvogëlohet rreziku i sigurisë nëpërmjet ndryshimit të ligjeve për mbrojtje të kufijve shtetërorë.

“Në një mënyrë kemi ardhur në një situatë që Maqedonia të mbrojë Evropën nga Bashkimi Evropian. Besojë se ka më shumë arsye për thellimin e krizës, por vetëm dy janë thelbësore. Arsyeja e parë është se një pjesë e vendimmarrësve në Bruksel gjatë dekadave të fundit kanë lëshuar orët e historisë dhe gjeografisë.

Për shkak të shkurtpamësisë së politikave të tyre BE-ja gjatë dy dekadave të fundit ka lëshuar mundësin që në kufijtë e saj të krijojë një hapësirë paqeje, bashkëpunimi dhe demokraci”, tha Ivanov.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU