Presidenti inkurajon ushtrinë: Bëni kryengritje nëse doni të më rrëzoni

Presidenti i Filipineve, Rodrigo Duterte ka guxuar dhe i ka thënë ushtarëve të tij që të bëjnë një kryengritje nëse ata nuk janë të kënaqur me udhëheqjen e tij. Ai i ka thënë ushtarëve që janë të lirë të bashkohen në anën e kritikuesit të tij në Kongres, senatorin Antonio Trillanes.

“Bëni një revoltë, revolucion apo çfarëdo,” tha Duterte. Ai shtoi se nëse kritikët e tij besojnë se do të ishin më të lumtur me Trillanët rivalin të tij, ata mund ta mbështesin atë.

“Ju jeni të lirë ta bëni këtë. Në të vërtetë, unë po ju inkurajoj,” tha Duterte.

Komentet e presidentit erdhën pasi ai hodhi poshtë një amnisti që iu dha Trillanes.

Në deklaratën e tij, Duterte deklaroi se amnistia e Trillanes ishte e pavlefshme, sepse senatori dështoi të paraqiste një shpallje zyrtare për amnisti dhe të pranonte fajin për përfshirjen e tij në përpjekjet e mëparshme të grushtit të dështuar.

a.ç

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU