Presidenti i PSG fajëson gjyqtarin për humbjen me Realin: Ndihem i tradhtuar

Paris Saint- Germain është pranë skualifikimit nga kompeticioni “Uefa Champions League” pasi u mposht dje në mbrëmje nga Reali i Madridit me rezultatin 3-1.

Por presidenti i parizienëve, Al Khelaifi nuk bie dakort me këtë rezultat duke u shprehur se arbitri ishte kundër skuadrës së tij.

Gjithashtu Khelaifi theksoi se skuadra e tij do të bëjë mrekullinë duke kthyer rezultatin në ndeshjen e kthimit, sshkruan “Goal.com”.

“Arbitri Rocchi ishte kundër nesh, vitin e kaluar u favorizua Barcelona, këtë vit Real Madrid. Ndihem i tradhtuar nga arbitrat. Unë besoj në skuadrën time dhe lojtarët e mi, jam i bindur se do të kualifikohet për çerekfinale. Arbitri ka qenë kundër nesh sonte, kaq shumë gabime të vogla mund të ndryshojnë rrjedhën e një ndeshje”, theksoi ai.

a.ç

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU