Presidenti gjerman paralajmëron rreziqet për demokracinë në vend

Presidenti gjerman, Joachim Gauck shënoi fundin e mandatit të tij si kreu i shtetit gjerman, post kryesisht ceremonial, duke paralajmëruar sot rreziqet me të cilat përballet demokracia e vendit, për shkak të sfidave të tilla si terrorizmi dhe plani i Britanisë së Madhe për t’u larguar nga Bashkimi Evropian.

“Tani, pas rreth pesë vitesh, jam më shumë i ndikuar nga ndërgjegjësimi se Gjermania demokratike dhe e qëndrueshme do të përballet gjithashtu me kërcënime”, deklaroi Gauck, duke shtuar se ”zgjedhja e manjatit njujorkez të pasurive të patundshme, Donald Trump si president i Shteteve të Bashkuara të Amerikës do të na drejtojë drejt sfidave të reja si për rendin ndërkombëtar ashtu edhe për marrëdhëniet transatlantike”.

Gauck, i cili do të largohet nga presidenca në muajin mars të këtij viti, tha për 200 të ftuarit në rezidencën zyrtare të presidentit “Bellevue Palace”, se ”përpjekje të konsiderueshme do të jenë të nevojshme për të siguruar  që Gjermania të jetë e fortë në të ardhmen.”

Një ish-pastor dhe aktivist i të drejtave të njeriut, Gauck, 76 vjeç, ka vendosur të mos kandidojë për një mandat të dytë.

Ai gjithashtu vuri në dukje rreziqet që vijnë nga luftërat në Lindjen e Mesme dhe në Ukrainën Lindore, si dhe nga pushtimi rus të territorit të Krimesë./ b.d

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU