Presidenti e merr shtruar, bën plazh edhe në shtator

Presidenti Ilir Meta duket se e ka marrë shtruar fillimin e shtatorit, duke shfrytëzuar ditët me diell për të bërë plazh, pavarësisht se politika shqiptare ka ndezur intensivisht motorët e saj

Kreu i shtetit ka postuar një foto në plazh, me një familje shqiptare që jeton në Kanada dhe që për të pushuar ka zgjedhur bregdetin shqiptar

“Të dashur miq! Bashkë me Gertin e dy femijët e tij Livia e Uesli që kanë ardhur nga Ontario (Kanada) për pushime, ju urojmë një ditë të mbarë”, shkruan Meta në rrjetin social Facebook

Kreu i Shtetit, te premten refuzoi të komentoje nismen gjysmake të Bashës për vetting në politikë.

Javanews/a.ç

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU