Presidenca franceze e konfirmon: Ja kur mbahet takimi Rama-Macron

Konfirmohet zyrtarisht takimi mes Kryeministrit Edi Rama dhe presidentit francez Emanuel Macron.

Presidenca franceze ka shënuar në axhendë takimin mes kreut të shtetit francez dhe shefit të qeverisë pak ditë para vendimit për negociatat.

Takimi do të mbahet në 15 Maj në pallatin Elysee.

Më herët edhe kryeministri Rama është shprehur në një intervistë televizive se ai do ta bindë Macron që të japë votën pro për Shqipërinë, për të hapur negociatat me BE./a.m.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU