“Presheva bashkohet me Kosovën, veç nëse Serbia na e bën dhuratë”

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka ironizuar idenë e presidentit Hashim Thaçi për bashkimin e Luginës së Preshevës me Kosovën.

Në një intervistë në “Rubikon” të KTV’së, Haradinaj ka thënë se Kosovës mund t’i bashkëngjitet Presheva, vetëm nëse Serbia ia dhuron atë.

Sipas Haradinajt, kufijtë në Ballkan i përcakton çizmja.

“Është provuar njëherë më 2001, me luftë me e bashku atë pjesë, e dimë se si ka përfunduar”, ka thënë ai.

“Disa njerëz ende nuk guxojnë të kthehen atje”, ka theksuar Haradinaj.

/b.d

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU