Prenga rikthehet në Kuvend: Vijoj detyrën si deputet, nuk kthehem më në Partinë Socialiste

Deputeti Armando Prenga, i përjashtuar ngna partia Socialiste pas konfliktit me familjen Cali pranë komisariatit të laçit ku u plagosën disa persona, i është rikthyer jetës parlamentare

Pasi Gjykata e Lartë vendosi ndaj tij masën e sigurisë “detyrim paraqitje”, Prenga u rikthye të marrë pjesë në mbledhjet e Komisionit Kuvendor të Sigurisë.

Pas mbledhjes ku raportoi minsitrja Mimi Kodheli mbi vizitën e sekretarit amerikan John Kerry, Prenga dha një deklaratë të shkurtër për mediat.

Ai tha se do të vijojë normalisht detyrën e tij të deputetit, dhe do të rpesë me qetësi vendimin e Gjykatës së Lartë.

Prenga tha se është përjashtuar nga PS, dhe se nuk do të rikthehet më në këtë forcë.

https://www.youtube.com/watch?v=9TV-WjMAox0

 

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU