Premtoi dorëheqje nëse LSI nuk dilte forcë e parë, Balla: Kryebashkiaku i Cërrikut të ndjekë shembullin e Vasilit

Deputeti i Partisë Socialiste, Taulant Balla, i zgjedhur në qarkun e Elbasanit, ka falenderuar ditën e sotme qytetarët e Cërrikut për mbështetjen dhe për votën që i dhanë në 25 qershor.

Duke komentuar dorëheqjen e Petrit Vasilit nga kreu i LSI, deputeti Balla i ka kërkuar kryebashkiakut të Cërrikut, Altin Toska, të mbajë fjalën e dhënë dhe të japë dorëheqjen.

Kujtojmë se gjatë zhvillimit të fushatës, Altin Toska, kryetar i Bashkisë së Cërrikut ka deklaruar se do të jap dorëheqjen nëse LSI nuk del forcë e parë në Cërrik.

Gjithashtu Balla ka folur edhe për zgjedhjet duke e cilësuar atë si një betejë të vështirë. Madje ai ka vijuar më tej duke thënë se “Drejtësia të ndëshkojë rastet në hetim për korrupsion elektoral. Shqiptarët votuan për të ardhmen e tyre. Në shtator të fillojë reforma e plotë elektorale”, përfundoi Balla./a.m.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU