Pranvera vjen me alergjitë, shtatë ushqime për t’u shmangur

Bllokimet e hundëve, rëndimi dhe simptoma të tjera si teshtimat janë të zakonshme për ata që vuajnë nga alergjitë sezonale. Megjithatë, këto lloj alergjish mund të shkaktohen jo thjesht nga ajri në Pranverë, por edhe nga ushqimet që konsumoni.

Nëse e gjeni veten duke teshtirë, keni sy të përlotur apo hundë që rrjedhin (ose të thata) kur vjen pranvera, atëherë mund të keni nevojë të rregulloni dietën për të mirëpritur diellin e ngrohtë. Këtu janë shtatë ushqime që është mirë t’i shmangni gjatë periudhës së ardhjes së Pranverës…

  1. Domatet

Domatet mund të shkaktojnë reagime alergjike, duke përfshirë një fyt që shpon dhe terr, tharje të gojës dhe kruarje, sy që iu kruhen ose përloten. Kjo, për shkak se domatet, në mesin e frutave dhe perimeve të tjera, mund të shkaktojnë reagime ndaj barit të polenit në varësi të ndjeshmërisë së individëve.

  1. Bananet

Ajo që është përmendur shpesh si “ushqim i përsosur” mund të mos jetë aq e përsosur në qoftë se keni alergji. Disa fruta mund të ndikojnë negativisht duke bërë që njerëzit të jenë të ndjeshëm ndaj farësë së polenit. Bananet janë në listën e atyre që mund të shkaktojnë Sindromin e Alergjisë Orale. Nëse jeni alergjik ndaj saj, simptomat bëhen të dukshme brenda gjysmë ore pas konsumimit të saj.

  1. Kosi

Mukusi i tepërt është shpesh një problem që shfaqet me alergjitë sezonale dhe ushqime me bazë qumështin, si kosi, mund ta përkeqësojnë më tej problemin.

Sipas Livestrong.com, kosi mund të bëjë që mukusi në sistemin tuaj të ntrashet, duke penguar lëvizjen dhe largimin e tij nga trupi juaj. Kur mukusi, i cili është paracaktuar për të pastruar trupin nga substancat e huaja, e ka ngadalësuar lëvizjen e tij, ai nuk i largon alergjenët shpejt ose në mënyrë efektive nga trupi juaj.

  1. Kërpudhat

Ju mund të lexoni fjalën “antihistamine” në çdo kuti të ilaçeve për alergjitë dhe të pyesni veten se për çfarë dreqin bëhet fjalë! Histaminat prodhohen nga trupi juaj dhe janë gjithashtu të pranishme në ushqime dhe mund të shkaktojnë reagime të caktuara alergjike, veçanërisht në qoftë se keni ndjeshmëri ndaj mykut. Kërpudhat, (të cilat vetë janë një lloj myku) mund të rrisin nivelin e histaminës, duke çuar probleme me frymëmarrjen dhe në përgjithësi. Mbase është më mirë që herën tjetër kur të porosisni pizza, ta porosisni pa kërpudha!

  1. Birra ose vera

Vera dhe birra po ashtu mund të përkeqësojnë simptomat tuaja alergjike. Nëse vuani nga alergjia sezonale, sipas New York Times, konsumi i alkoolit mund t’iu bëjë të ndiheni edhe më keq. Birra dhe vera përmbajnë histaminë, të cilat janë të pranishme për shkak të procesit të fermentimit gjatë prodhimit të pijeve alkoolike. Vera dhe birra në mënyrë të veçantë përmbajnë sulfite, të cilat gjithashtu kanë lidhje me reaksionet alergjike dhe astmën.

  1. Ushqimet pikante

EverydayHealth.com sugjeron që të qëndroni larg ushqimeve me erëza dhe pikante kur është sezoni i lulëzimit të polenit. Ushqimet pikante nxisin një “derdhje të histamines”.

  1. Ushqimet e papërpunuara

Ushqimet e papërpunuara shkaktojnë më tepër alergji se sa ushqimet e gatuara, për shkak të pesticideve dhe papastërtive të tjera ushqimore.

Shije

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU