Prangoset shoferi i autobusit në Bari, po sillte 80 mijë euro drejt Shqipërisë

Kartëmonedha të fshehura prapa sediljes së shoferit janë gjendur në një autobus që po vinte drejtë Shqipërisë, nga policia në Bari.

Sipas mediave italiane shuma e gjetur është plot 80.040 euro, ndërsa dyshohet shoferi si autor i përpjekjes së jashtëligjshme për kalimin e tyre.

Shuma e parave të padeklaruara u sekuestrua nga autoritetet italiane, ndërsa nuk bëhet i ditur identiteti i shoferit.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU