Prangoset miku i “të fortit” të Myslym Shyrit, nga pengmarrja te plagosja, ja e shkuara e tij

Policia e Tiranës ka arrestuar të premten 35-vjeçarin Ilir Kodumi, i cili ishte shpallur në kërkim pasi kishte thyer masën e sigurisë “arrest shtëpie”, të caktuar nga Gjykata për drogë dhe kundërshtim të punonjësve të Policisë, shkruan “Panorama”.Për shkak të “arratisjes”, Gjykata e Tiranës kishte ndryshuar masën e sigurisë, duke vendosur “arrest me burg” në mungesë, edhe për akuzën e largimit të të burgosurit nga vendi i qëndrimit.

Arrestimi i tij u krye nga oficerët e Seksionit të Kërkimit të Policisë së kryeqytetit. Kodumi nuk është një emër i panjohur për Policinë, pasi ka qenë i shoqëruar disa herë, madje edhe i dënuar dhe në një rast objekt i një atentati ku ka mbetur i plagosur. Por më së shumti, ai njihet si mik i të ashtuquajturit “i forti i Myslym Shyrit”, Gjergj Cukali, e dikur edhe pjesë e bandës së tij.

“Më datë 7 shtator, u ndalua shtetasi në kërkim, Ilir Kodumi, 35 vjeç, banues në Tiranë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë, ka ndryshuar masën e sigurisë nga ‘Arrest në shtëpi’ në ‘Arrest në burg’, për veprat penale ‘Mosbindje ndaj urdhrit të punonjësit të Policisë’ dhe ‘Largim i burgosurit nga vendi i qëndrimit’”, tha zyrtarisht Policia.

I KERKUARI

Për herë të fundit, Ilir Kodumi u arrestua më 7 qershor të këtij viti bashkë me Enzo Meçin, 25 vjeç, pasi në rrugën “Bardhyl”, pranë kryqëzimit me rrugën “Hoxha Tahsim”, gjatë kontrollit të mjetit tip “BMW” që ai drejtonte dhe pasagjer ishte 25-vjeçari Meçi, u gjetën e u bllokuan në cilësinë e provës materiale disa qese farmaceutike me 85 doza hashash. Kodumi ka qenë i dënuar më parë me 8 vjet heqje lirie, si pjesëmarrës në pengmarrjen në këmbim të 100 mije eurove të një të riu, emigrant në Gjermani, pas konflikteve për pazare e rivalitet.

Bëhet fjalë për pengmarrjen e Fatjon Demirlikës, e ndodhur më 17 korrik të vitit 2004, nga grupi i njohur me emrin “Cukali”, i përbërë nga 6 persona. Para se të arrestohej si pjesë e këtij grupi, Kodumi i shpëtoi mrekullisht një atentati, ku mbeti i plagosur, po në vitin 2004. Për këtë ngjarje, Policia arrestoi në atë kohë dy vëllezër, E. dhe A. Kapollari, si të dyshuar për vrasjen e mbetur në tentativë të shtetasit Ilir Kodumi.

Kodumi, ish-i dënuar për pengmarrje

Ilir Kodumi ka qenë i dënuar më parë me 8 vjet heqje lirie, si pjesëmarrës në pengmarrjen në këmbim të 100 mije eurove të një të riu, emigrant në Gjermani, pas konflikteve për pazare e rivalitet. Bëhet fjalë për pengmarrjen e Fatjon Demirlikës, e ndodhur më 17 korrik të vitit 2004, nga grupi i njohur me emrin “Cukali”, i përbërë nga 6 persona. Në atë kohë, hetuesit përcaktuan se përplasjet që sollën pengmarrjen kishin lindur që në Gjermani.

Grupi që realizoi pengmarrjen, 14 vite më parë, u dënua në total me 59 vite burg pas gjykimit. Gjykata e Apelit për Krime të Renda e dënoi Kodumin me 8 vjet burg, ndërsa 5 anëtarët e tjerë u dënuan me 51 vite burgim. Ngjarja, për të cilën ata akuzohen, ndodhi në korrik të 14 viteve më parë, kur Fatjon Demirlika sapo kishte mbaruar së darkuari me shokët e tij dhe më pas ishte drejtuar për në një disko tek ish-Blloku në kryeqytet.

Por sapo kishte shkuar për të furnizuar makinën në një karburant në rrugën “Myslym Shyri”, Gjergji Cukali, Ilir Kodumi dhe 3 të tjerë të armatosur, i afrohen makinës, duke e goditur me pjesët metalike të armëve dhe e marrin peng në këmbim të 100 mijë eurove./Panorama/a.m.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU