Praga përjeton verën më e nxehtë prej 240 vitesh

Vera e vitit 2018 ka qenë më e nxehta në Pragë që kur filluan të regjistrohen të dhënat meteorologjike, rreth 240 vite më parë.

“Temperatura mesatare në qytet, ku të dhënat ditore janë mbajtur që prej vitit 1775, gjatë muajve të verës, qershor-gusht 2018 ka shënuar 22,7 gradë Celsius”, sipas shërbimit metorologjik çek (CHMU).

Viti 2003 ka shënuar rekordin e parë me një temperaturë mesatare prej 22,4 gradë Celsius, e ndjekur nga vera e vitit 2015 me 22,3 gradë Celsius.

Rekordi i katërt është shënuar në verën e vitit 1834 me 22,1 gradë Celsius.

/b.d

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU