Prag masakre mjedisore në brigjet shqiptare, 150 mijë tonë hidrokarbure derdhen në Mesdhe

Në Mesdhe, që përbën 0.8 % të të gjithë hapsirës botërore, lëvizin 25 % e qarkullimit botëror të hidrokarbureve. Çdo vit 100 mijë deri në 150 mijë tonelata me hidrokarbure derdhen në Detin Mesdhe sipas studimeve të kryera nga një agjenci në varësi të OKB-së. Edhe hapësira ujore shqiptare është drejt-përdrejt e ekspozuar ndaj ndotjes.

Kjo sasi e madhe shkakton një nivel ndotjeje me faktorë kancerogjenë 10 herë më shumë se mesatarja e të gjitha hapësirave detare. Sasia e madhe e mbetjeve të hidrokarbureve që përfundon në fund të detit, i shkakton dëme të parikuperushme faunës. Shumë gjallesa ujore tashmë janë në rrezik nga mbetjet e hidrokarbureve. Shumë raportohet të jenë në zhdukje.

Sipas analizave të kryera, rezulton se qarkullimi i anijeve tregtare në mesdhe, më tepër se sa përfitime sjell dëme për të gjithë pellgun dhe vendet që janë në rajon. Të paktën 8300 specie ujore përbëjnë faunën e pasur të Mesdheut. Por, mbetjet e anijeve tregtare po e rrezikojnë përherë e më shumë. E gjithe bota po përfiton nga rajoni, por vendet që lagen nga këto ujra më shumë po dëmtohen se sa po përfitojnë nga aktiviteti tregtar.

Kambanat e alarmit tashmë kanë filluar të bien.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU