Portieri Joe Hart s’grumbullohet në përfaqësuesen angleze në Rusia 2018

Joe Hart është paralajmëruar se nuk do të përfshihet në ekipin prej 23 lojtarëve që Anglia do ta ketë për Kampionatin Botëror që do të fillojë muajin e ardhshëm në Rusi, raporton Sky Sports.

Menaxheri i Anglisë, Gareth Southgate pritet të publikojë listën e lojtarëve, por Sky Sports raporton se ai ishte kundër përfshirjes së Hartit si portier i tretë, pas Jack Butlandit dhe Jordan Pickfordit.

Në vend të Hartit pritet të përfshihet Nick Pope, përgatiti Koha. (b.an)

 

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU