Porti i Vlorës/ Gjendet një predhë e L2B… ishte ende aktive

Një predhe është gjetur sot në Portin e Vlorës, gjatë gërmimeve për thellimin e tij.

Predha e gjatë rreth 1 metër mendohet të jetë e periudhës së Luftës së Dytë Botërore

Menjëherë pas gjetjes së saj, janë ndaluar punimet dhe janë lajmëruar forcat xheniere për largimin e saj.

Sipas informacioneve nga forcat xheniere, konfirmohet se predha ka qenë ende aktive dhe mund të ishte një rrezik i madh nëse do të shpërthente./a.k

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU