“Porositë për Drejtësinë”, ambasadori amerikan takohet me ministrin Vasili

 

Ambasadori amerikan Donald Lu ka trokitur sot në derën e Ministrisë së Drejtësisë.

Burime nga ky dikaster bëjnë të ditur se Lu dhe Vasili janë takuar në zyrën e këtij të fundit.

Temë e diskutimeve mendohet të jetë detyra e re e Petrit Vasilit si ministër dhe zbatimi i Reformës në Drejtësi.

Ambasadori i SHBA-ve ka qenë këmbëngulës deri në fund për funksionimin e sistemit të ri të drejtësisë, çka ka bërë që të përlaset drejtëpëërdrejt edheme figura publike nga politika dhe gjyqësori.

Ky është takimi i parë Lu-Vasili pasi ministri i LSI-së bëri betimin. /b.d

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU