Porno me të mitur dhe tortura kafshësh, Michael Jackson në versionin monstër

Është publikuar raporti policor i vitit 2003 i kontrollit policor në fermën Neverland të Michael Jackson, ku ishte gjetur një koleksion i madh materialesh pornografik.

sherifi santa barbara

Shumë nga këto materiale, fotografi dhe video, ishin përdorur si dëshmi në kohën kur këngëtari po gjykohej, pasi një djalë i vogël e kishte akuzuar për abuzim seksual dhe keqtrajtim.

neverland

Në raportin policor thuhet se në dhomën e gjumit dhe në banjën e Jackson ishin së paku shtatë materiale që shfaqnin djem të vegjël, të zhveshur tërësisht ose pjesërisht të veshur.

Këto materiale janë gjetur nga policia në nëntor të vitit 2003 kur kishin kërkuar në shtëpinë e këngëtarit të ndjerë, i cili asokohe ndodhej në Las Vegas. Pas dëshmive të zbuluara, policia lëshoi urdhër-arrest, ndërsa Jackson u dorëzua vet në polici kur u kthye në Kaliforni.

sherifi

“Dokumentet e ekspozuan Jacksonin si manipulues, një grabitqar i çmendur i drogës dhe seksit, i cili ka përdorur gjak, imazhe eksplicite seksuale të sakrifikimit të kafshëve dhe marrëdhënie seksuale të të rriturve për t’i detyruar fëmijët të bëjnë atë që dëshironte. Ai gjithashtu kishte imazhe të neveritshme dhe tronditëse të torturimit të fëmijëve, të rriturve dhe nudizmin femëror, robërinë femërore dhe sadomazokizmin”, kishte deklaruar një hetues policie.

michael me femije

“Një pjesë e madhe e këtij materiali është shfrytëzuar për t’i bërë fëmijët të pandjeshëm, në mënyrë që Michael pastaj t’i merrte një nga një me vete në shtrat. Kemi identifikuar pesë djem të ndryshëm, të cilët kanë bërë akuza për abuzim seksual. Unë nuk kam dyshim se Michael ishte fajtor për ngacmim seksual”, ka shtuar ai.

michael

Megjithatë, Jackson ishte shpallur i pafajshëm në vitin 2005, pasi kishte arritur marrëveshje me familjet e fëmijëve duke u paguar mbi 25 milionë dollarë dhe akuzat u tërhoqën.

Pas përfundimit të gjyqit, ku rrezikonte 20 vjet burg nëse shpallej fajtor, ai u largua drejt Bahrainit. Michael u kthye në SHBA në vitin 2009 kur po përgatitej për turneun e ri muzikor, por u gjet i vdekur në shtëpinë e tij më 25 qershor të atij viti.

BW/d.i.

 

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU