Policia shkoi për ta arrestuar, i dënuari nga Vlora arratiset

Një i ri nga Vlora është arratisur para se policia të ekzekutonte urdhrin për ta shoqëruar në qeli.

Bëhet fjalë për Taulant Manaj ( Beqiraj), nga Vlora, i cili ishte lënë në arrest shtëpiak.

Me vendim gjykata e ka rikthyer në burg, por ai është arratisur përpara se të ekzekutohej urdhri.

28-vjeçari nga Vlora, në qershor të ketij viti u kap nga policia me armë gjatë kohës që ishte dënuar me “arrest shtëpie” për vrasje me dashje e mbetur në tentativë, por Gjykata e Vlorës e la sërish në shtëpi me të njëjtën masë.

Pikërisht ky rast solli reagimin e dy Ministrive, asaj të Brendshme që e denoncoi këtë rast abuziv të Gjykatës së Vlorës, por edhe Ministrisë së Drejtësisë që i është drejtuar Inspektoriatit të KLD për të hetuar me urgjencë mbi këtë vendim.

Policia është vënë në kërkim për kapjen e tij.

/b.d

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU