Policia operacion të madh në të gjithë vendin kundër grupeve e pasurive kriminale

Drejtori i Departamentit për Sigurinë Publike në Policinë e Shtetit Altin Qatoparalajmëron një aksion tjetër akoma më të madh kunder grupeve dhe pasurive kriminale. Pa dhënë shumë detaje Qato thekson se bëhet fjalë për një megaoperacion policor, i cili do të shtrihet në të gjithë vendin. “Do përgatisim një operacion shume më të fuqishëm se ‘’Vjeshtë 2017’’-  tha Qato, ne emisionin ‘Opinion’.

Ky aksion pritet të pasojë, operacionin ‘’Vjeshtë 2017’’ për bllokimin e pasurive kriminale ku fokusi i të cilit nuk ka qenë vetëm tek automjetet luksoze, por edhe tek pronat.

‘’ Po bëhet identifikimi i grupeve kriminale, i të gjithë grupeve që kanë aktivitet kriminal brenda territorit dhe ato grupe kriminale që mund të ketë aktivitet jashtë territorit të vendit por asetet kriminale i sjellin në Shqipëri.

Po bëhet identifikimi i të gjithë aseteve dhe këto nuk janë vetëm makina, por edhe prona, llogari bankare, çdo lloj aseti kriminal’’ shtoi ndër të tjera Drejtori i Departamentit për Sigurinë Publike.

ma.me

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU