Policia e Vlorës sekuestron 40 kilogramë lëndë narkotike dhe arreston në flagrancë autorin e dyshuar.
Në vijim të operacionit masiv antidrogë në fshatin Drithas, goditet një rast tjetër i prodhimit dhe shitjes së narkotikëve, po në të njëjtin vend.
Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative është bërë e mundur gjetja dhe sekuestrimi i një sasie lënde narkotike në banesën e shtetasit Fatjon Lamçaj, në fshatin Drithas.
Lënda narkotike u gjet e groposur në bahçen e kësaj banese, e hermetikuar në dy bidona plastikë, brenda të cilëve ishte fshehur një sasi prej 40 kilogramë lëndë narkotikë e dyshuar si Cannabis Sattiva.
Fatjon Lamçaj, 29 vjeç, banues në fshatin Drithas u arrestua në flagrancë.
Materialet u referuan në Prokurori në ngarkim të tij për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, parashikuar nga neni 283/1 i Kodit Penal./a.ç