Policia “në këmbë” për sezonin veror, apeli për shoferët dhe kalimtarët

Në një dalje për mediat shefi i policisë Rrugore në Tiranë, Erion Ahmeti foli për masat e marra në kuadër të sezonit turistik.
Sipas tij është intensifikuar puna duke goditur të gjitha fenomenet, të gjitha kundravajtjet që janë burim i shtuar aksidentesh.

“Ecjet me shpejtësi, parakalimet e gabuara, që janë një nga shkaqet e aksidenteve. Policia Rrugore e Tiranës gjen rastin t’u bëjë një apel të gjithë drejtuesve dhe përdoruesve që të respektojnë vijëzimet, sinjalistikën për këmbësorë dhe mbikalimet. Të mos bëhen shkak dhe burim i shtuar aksidentesh.

Në të njëjtën kohë, apeli jonë synon edhe ditët e fundjavës ku Policia Rrugore vazhdon kontrollet mbi përdorimin e alkoolit dhe me ecjen me shpejtësi. Matjet e shpejtësisë që policia ka në inventarin e vet janë vendosur për të gjitha njollat e zeza si për ato urbane dhe interurbane të qytetit”, tha Ahmeti./a.m.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU