Policia e Tiranës ndalon mësuesin që u filmua teksa merret ryshfet

Policia e Tiranës ndaloi mësuesin e shkollës “Karl Gega” i cili u filmua teksa merrte rryshfet për regjistrimin e nxënësve që nuk plotësonin kriteret. Erjon Çutra u denoncua nga emisioni “Stop”.

“Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi në datën 07.09.2016 në emisionin investikativ “Stop”, në televizionin Klan, janë paraqitur filmime të veprimeve korruptive të kryera prej tij ku në këmbim të marrjes së përfitimit të paligjshëm në vlerën 30.000, mundësonte studentëve rregjistrimin prane shkollës “Karl Gega”, megjithëse ata nuk plotësonin kriteret e vendosura nga drejtoria e kësaj shkolle”, thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet i’u kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprën penale “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, të parashikuar nga Neni 259 i Kodit Penal.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU