Policia e Sarandës jep detaje për djegien e 3 makinave

Policia e Sarandës ka dhënë informacione në lidhje me ngjarjen e ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në fshatin Shëndëlli, Konispol ku u dogjën 3 makina, pronë e një komisioneri të LSI-së.

Policia deklaron zyrtarisht se tre makinat kanë pronarë të ndryshëm, megjithatë nuk ka të dhëna për persona të dyshuar për djegien e tyre.

Sipas të dhënave zyrtare, rreth orës 03:13, në fshatin Shëndëlli, Konispol, është marrë njoftimi se janë përfshirë nga flakët 3 automjetet e mëposhtme:

Automjeti tip “Volkswagen” me targë AA 193 NR, në pronësi të shtetasit N.L.

Automjeti tip “Benz”, me targë AA 394 IR, në pronësi të shtetasit D.L. (David Luca)

Automjeti tip “Citroen” me targë NHK 9114, në pronësi të shtetasit V.M.

Si pasojë e flakëve, mjeti i parë është djegur plotësisht, ndërsa dy mjetet e tjera janë dëmtuar pjesërisht.

Menjëherë shërbimet e policisë kanë mbërritur në vendngjarje në orën 03:45 dhe nga këqyrja që i është bërë vendit të ngjarjes, nuk janë gjetur mbetje apo prova të ndonjë lënde djegëse. Grupi hetimor po punon për dokumentonim e plotë në lidhje me sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU