Policia: Dushaj me fëmijëri problematike. Edhe i vëllai me probleme psikologjike

Agron Hysi, zyrtar i policisë i ftuar në emisionin Opinion, ka bërë një profil të shkurtër të Esat Dushaj, vrasësit të dy vëllezërve Shkambi në Shkodër më 2 janar. Sipas z. Hysi: “Debati midis vëllëzërve Shkambi dhe Esat Dushaj nuk ka qene i ashpër, por thjesht normal. Ai ka thënë pronarit të lokalit të fshatit, pak para vrasjes, që të hapte lokalin, pasi do pinte kafe me vëllezërit Shkambi.

Esat Dushaj ka qenë vetë një emigrant, Ai ka emigruar që në moshën 14 vjeçare, fillimisht në Greqi, më pas në Itali dhe më pas në Francë, pra kishte 15 vite që qëndronte në emigrim. Dushaj kishte një fëmijëri problematike. Ka qenë disa herë i deportuar ne Shqipëri dhë ka bëre disa muaj burg në Greqi dhe Itali. Pra ishte shkelës i rregullt, por jo që do të arrinte në këtë vrasje. Nëna dhe vëllai i Esat Dushaj janë në Francë. Edhe vëllai ka probleme psikologjike dhe trajtohej me medikamente”.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU