Policia arreston Ilir Metën, vidhte rrobat nëpër dyqanet e kryeqytetit

Një 54-vjeçar është arrestuar në kryeqytet nga Policia nje dite me pare, pasi është konstatuar duke vjedhur rroba të ndryshme, në dyqanin e shtetases L. C.

Sipas burimeve te Policia e kryeqytetit mesohet se ne pranga u vu shtetasi i quajtur Ilir Meta, 54 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë.

Ai u kap në rrugën e “Dibrës”. Nga veprimet hetimore rezultoi se, ky shtetas është autor i ngjarjeve të ndodhura më datë 21.03.2017 dhe 30.03.2017.

Ai akuzohet per veprat penale parashikuar nga Nenet 134 e 22 të Kodit Penal.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU