Një 59-vjeçar është vetëplagosur me armë. Ngjarja ndodhi gjatë ditës së sotme në lagjen nr. 1, në Pogradec buzë liqenit.
Vladimir F. me banim në Pogradec është transportuar në Spitalin e Traumës në Tiranë për ndihmë më të specializuar mjekësore.
Në vendngjarje policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale një armë tip minizastava dhe dy gëzhoja.
Sipas bluve të Korçës, është ngritur grupi hetimor dhe po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
c.a