Po vjen i nxehti përvëlues!

Temperatura sërish në rritje, ndaj përgatituni mirë. Meteoalb parashikon se Ballkani përfshirë edhe vendin tonë do te goditet nga nje tjeter vale e nxehte, por për fat e shkurter.

Parashikimi nga Meteoalb

Nje tjeter vale e nxehte por e shkurter (dt. 9 – 12 korrik) godet Ballkanin. Temperaturat e mesdites pritet te ngjiten mbi 33 grade C ne te gjithe Shqiperine duke kulmuar ne zonat jugperendimore me mbi 38 grade C.

Problematike paraqiten edhe temperaturat gjate oreve te nates dhe mengjesit te cilat do te ngjiten deri ne 20 grade C ne zonat malore dhe mbi 25 grade C ne ultesire.

Si do jetë moti sot

Forcohet qarkullimi ajror nga veriu i Afrikës duke diktuar mot kryesisht të kthjellët dhe të nxehtë. Mesdita sjell vranësira kalimtare në veri-verilindje duke rrezikuar nga shira të përkohshëm të izoluar.

Pasditja dhe deri mëngjesin e së shtunës mbetet me kthjellime në ultësirën perëndimore por vranësira kalimtare do ketë në zonat verilindore – juglindore. Temperaturat e ajrit rriten ndjeshëm në mesditë duke bërë që qytetet Tirane, Elbasan, Kucove, Fier, Berat dhe Gjirokaster të shënojnë vlera mbi 36 ºC.

Era do fryjë e lehtë me shpejtësi 28 km/h nga drejtimi verior dhe veriperëndimor duke gjeneruar në det dallgëzim deri 2 ballë./a.m.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU