Po të zhyten në këtë lëng, rrobat riparohen vetë!

Çfarë ndodh kur grisni aksidentalisht këmishën tuaj të preferuar? Disa mund ta riparojnë ose thjesht ta hedhin.

Sikur të kishte një mënyrë me anë të cilave rrobat do të mund të riparoheshin vetë.

Kjo është një ide mbi të cilën kërkuesit e Universitetit të Pensilvanisë kanë punuar prej vitesh dhe tani ata kanë mundur ta kthejnë në realitet. Skuadra ka përdorur disa lloje bakteresh dhe maja për të formuar një lloj materiali likuid organik, i cili bën që tekstilët të riparohen vetë nëse zhyten në të.

Proçesi është i thjeshtë. Në fillim hidhni ca pika të këtij lëngu në zonën e dëmtuar, hidhini sipër ujë të nxehtë dhe bashkojini copat bashkë për rreth një minutë. Tekstili pastaj fillon të riparohet vetë, thotë Melik Demirel, një profesor i shkencave inxhinierike të Universitetit.

Lëngu mund të bashkëveprojë me tekstilin në disa mënyra të ndryshme. Ky lloj lëngu që kërkuesit akoma nuk i kanë vendosur një emër, ka një veçori dhe strukturë të ngjashme në proteinat e gjendura në flokët dhe thonjtë e njeriut./krokodili.al

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU