Po rregullonte dritaren e garazhit por…lë 2500 banorë të Tiranës pa drita

2500 banorë pa drita… sepse një qytetar po rregullonte dritaren e garazhit të tij privat dhe pa dashje ka dëmtuar një kabull, që s’duhej ta prekte.
Ky është rasti I raportuar këtë të enjte nga ana e OSHEE, e cila njofton se shtetasi Astrit Kërçiku ka dëmtuar fidrin L17, duke lënë pa drita banorët, duke nisur nga Rruga e Elbasanit e deri tek zona e ish Stadiumit Qemal Stafa.

“Nga dëmtimi janë prekur 17 kabina elektrike, duke lënë pa energji rreth 2500 banorë të zonave të rrugës së Elbasanit, përballë Ambasadës Amerikanë e duke vijuar më tej pranë zonës së ish stadiumit “Qemal Stafa” deri te Garda e Republikës, pranë liqenit.

OSHEE mori masa menjëherë duke marrë energji nga një lidhje tjetër unazore, dhe rikthimi u bë brenda 20 minutash. Ndaj Kërçikut, OSHEE bëri kallëzim në polici për të vijuar më tej hetimet.”- shkruan në njoftim OSHEE./a.k.

img_82721481199705img_82701481199703capture1

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU