“Po nuse, do?”. Rama i përgjigjet me ironi kërkesës së komentuesit

Janë të shumta replikat e Ramës me komentuesit në faqen e tij në Facebook, pasi publikoi statusin për luftën ndaj burokracisë në 100 ditët e para të qeverisë në mandatin e dytë.

Njëri prej komentuesve i irrituar i shkruan se duhet një klasë e re politike me moshë nga 1990, ndërsa Rama ka reaguar menjëherë duke e pyetur “po nuse do?”.

Në një tjetër koment, Rama është shprehur se nuk do të jepen pasaporta për shqiptarët që janë jashtë shtetit amë.

Komentet e Ramës
Qytetari: 
Kjo klasë politike nuk duhej të votohej!. DUAM KLASË TË RE POLITIKE, ME MOSHË NGA 1990!

Rama: Hahaha po nuse do?

Qytetari: I nderuar Kryeminister, ende pres pergjigjen tuaj ne lidhje me dhenien e pasaportave per Shqipetaret qe jan jashte shtetit ame. Nese nuk gaboj kjo eshte hera e 5 apo e 6 qe ju shkruaj…

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU