Po lahej në lumë me shokët, mbytet 14-vjeçari në Milot

Një 14-vjeçar ka humbur jetën ditën e djeshmë, pasi është mbytur në lumin Mat teksa lahej me shokët.

14-vjeçari kishte shkuar së bashku me shokët e tij në vendin e quajtur “Ura E Zogut”, por nuk ka arritur të dalë i gjallë prej andej.

Trupi i pajetë i djaloshit është nxjerrë nga lumi pas kërkimeve të familjarëve dhe policisë.

Javanews/a.ç

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU