Po hetohet për korrupsion, gjyqtari: Paratë i fitova në kumar

TIRANE, 25.07.2010 - Godina e Prokurorisë së Krimeve të Rënda. ATSH.Foto: Agim Dobi

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka vënë nën hetim 3 gjyqtarë të Apelit në Durrës të cilët dyshohen për korrupsion. Sipas dosjes hetimore, dyshimet lindën pasi ata udhëuan në Spanjë për të parë ndeshjen Real Madrid-Barcelona, nën shoqërinë e një biznesmeni. Ky i fundit, dyshohet të jetë financuesi i udhëtimit, edhe pse ai e ka mohuar kategorikisht në dëshminë e dhënë.

Ai ka deklaruar se ka qenë rastësi udhëtimi në Spanjë në të njëjtën kohë dhe me të njëjtin fluturim. Biznesmeni ka një çështje në Apel në Gjykatën e Durrësit me relator gjyqtarin Klinton Spahiu.

Ky i fundit ndërkohë është vënë nën hetim dhe tashmë prokuroria ka nisur verifikimin e pasurisë. Në deklaratën e pasurisë ai ka listuar edhe 2.7 milionë lekë të reja dhe afro 4200 dollarë burim fitimi në lojrat e fatit. Gjyqtari ka paraqitur edhe biletat fituese në baste për periudhën mes viteve 2012-2014./a.m.

1 koment

  1. Kliton Spahiu qe ngerdheshet me fatkeqesine e njerezve.Dhe kur i bie çekicit ne fund e shton me teper ngerdheshjen.Pagofshin o Zof,hakat e popullit i zenshin.Helm ju befshin ato leke.

PËRGJIGJU