Plumba punonjësve të Bashkisë, shkon në tre numri i të vrarëve në Mat

Tri orë pas krimit policia e Burrelit arriti të kapë autorin e dyshuar të sulmit me armë ndaj disa punonjësve të Bashkisë Mat.

Ai është Kujtim Koxha 51 vjeç.

Ngjarja ndodhi në fshatin Shëllì, të njësisë administrative Lis, i cili ndodhet në kufirin midis Burrelit dhe Dibrës.

Viktimat dhe të plagosurit janë punonjës të bashkisë së Matit, e cila po investonte për hapjen e një rrugë të re në këtë njësi adiministrative.

Paraprakisht thuhet se 51 vjeçari Kujtim Koxha banor i fshatit ka kundërshtuar hapjen e rrugës. Kur punonjësit e bashkisë janë ulur për të drekuar në lokalin e fshatit, ai ka qëlluar me automatik.

Viktimat e kësaj masakre janë Mentor Hoxha, Hamit Buci dhe Erzen Aliaj.

Tavolina ku po drekonin viktimat

Kapet në kohë rekord nga Policia autori i ngjarjes në fshatin Shëlli.

Pas një orë ndjekje Policia kap e prangos autorin e ngjarjes.

Si rezultat i një pune të mirë organizuar Policia e Matit në bashkëpunim me Strukturat e D.V.P. Dibër, si rezultat i ndjekjes kap dhe arreston autorin e dyshuar i cili qëlloi me armë drejt disa personave.

Autori i dyshuar Kujtim Koxha, banues në Shëlli Mat, u kap rreth një orë larg vendngjarjes në një urë në Burgajet.

Për kapjen e tij u vunë në ndjekje 40 forca policie

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU