Plumba kundër refugjatëve në Gjermani, një i plagosur

Një qendër azili ku strehohen refugjatët në Gjermani është zgjuar nën terrorin e plumbave. Persona ende të paidentifikuar kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të një qendre refugjatësh në Ofenbah, në perëndim të Gjermanisë, ku një person është lënduar lehtë.

Sipas policisë gjermane ngjarja ka ndodhur rreth orës 2:30, por ende nuk dihet se kush është përgjegjës për këtë incident, e po ashtu nuk dihet motivi i këtij sulmi, njofton agjencia “Asociated Press”.

Azilkërkuesi që ka mbetur i plagosur teksa flinte, është dërguar menjëherë në spital.

Vitin e kaluar në Gjermani kanë arritur rreth një milion refugjatë.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU