Persona të paidentifikuar kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të një furgoni që grumbullonte qumësht në Torovicë të Lezhës, duke shkaktuar vdekjen e një personi. Burime nga policia bëjnë të ditur se sipas hetimeve të para dyshohet se bëhet fjalë për një tentativë grabitjeje.
Personat e armatosur i kanë dalë përpara furgonit me qumësht, duke i kërkuar që të ndalonte, por shoferi nuk u është bindur dhe ata kanë qëlluar me armë në drejtim të mjetit, duke vrarë pasagjerin.
Policia ka mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes, dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve të krimit.
Mbrëmjen e djeshme në Shkodër, tre persona qëlluan me armë në drejtim të një furgoni, fatmirësisht pa shkaktuar të lënduar. Policia bëri të mundur identifikimin e autorëve të dyshuar, Kanto Vushmaqi (babai), Edmond Vushmaqi (i biri), si djali tjetër i Kanto Vushmaqit.
BW/d.i.