Platforma e “bashkëqeverisjes”, Rama: 10 mijë ankesa të regjistruara, 150 zyrtarë u ndëshkuan

Të paktën 10 mijë ankesa janë regjistruar nga qytetarët në platformën e “bashkëqeverisjes” shqipëriaqëduam.al.

Sipas kryeministrit Edi Rama, problemet e qytetarëve kanë marrë zgjidhje në kohë ndërkohë ai bëri publike edhe të dhënat për zyrtarët e ndëshkuar pasi kanë shkelur ligjin.

“Sot numërojmë 10 mijë raste të regjistruara në platformë, por janë afro 150 raste punonjësish të administratës që kanë marrë ndëshkimet e merituara, nga ndjekjet penale te paralajmërimet për heqjen nga puna për vonesat në trajtimin e problemeve të qytetarëve”, deklaroi Rama.

Shefi i qeverisë deklaroi më tej se synimi është që përmes platformës të shkojmë drejt zerimit të ryshfeteve dhe vonesave në zgjidhjen e problemeve për qytetarët.

“Duhet të shkojmë në zero vonesa, dhe zero ryshfet, duke bërë të qartë që çdo punonjës që është në detyrë është i vëzhguar nga çdo qytetar që ka lidhje me detyrën në funksion të zgjidhjes së problemit”, vijoi Rama./a.m.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU