Plagosi policen, jepet “arrest me burg” për 18-vjeçarin Daniel Drobaj

Ka zgjatur vetëm pak minuta seanca në Gjykatën e Tiranës për dhënien e masës së sigurisë për shtetasin Daniel Drobaj. Ai akuzohet për plagosje të rëndë ndaj punonjes së policisë në detyrë Ina Nuka.

Drobaj gjymtoi në duar policen Nuka, gjatë protestës së dhunshme përpara Parlamentit, duke hedhur kapsolla në drejtim të uniformave blu.

18-vjeçari nga kafazi i xhamit ka treguar dorën e djathtë të fashuar. I riu pretendon se policia i ka thyer gishtat si hakmarrje për gjymtimin e polices në dorë.

Ndërkohë, të pranishëm në seancë kanë qenë edhe deputetë të opozitës ndërsa seanca u shty pasi prokurorët kërkuan që ajo të zhvillohej me dyer të mbyllura.

Avokati i Drobajt tha se pas rifillimit të seancë, Gjykata vendosi ‘arrest me burg’ ndërsa klienti i tij pretendon se është dhunuar dhe fyer në polici.

ma.me

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU