Policia e Dibrës ka arrestuar autorin e një plagosjeje me thikë të ndodhur mbrëmjen e kaluar në fshatin Bllatë të Maqellarës.
Dje rreth orës 23:00, në ambientet e një lokali në këtë fshat shtetasi Resmi Dida, 41 vjeç, ka tentuar të vrasë duke e goditur me thikë në pjesën e qafës shtetasin E.K, 30 vjeç, banues në Bllatë, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.
Shtetasi R. Dida, pas ngjarjes është larguar duke përfituar nga errësira, por sot u arrit të kapet dhe arrestohet pranë fshatit Luzni, Dibër.
Nga veprimet hetimore të kryera nga grupi hetimor dyshohet se ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta.
Materialet proceduriale do t’i referohen Prokurorisë Pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Dibër për veprën penale “Vrasje me paramendim e mbetur në tentativë”, parashikuar nga nenet 78 e 22 të Kodit Penal./a.m.