Plagoset minatori në Bulqizë, e zë poshtë vagoni me krom

Një tjetër ngjarje e rëndë është shënuar ditën e sotme në minierën e Martaneshit.

Sipas informacioneve mësohet se është plagosur një minator gjatë punës

Mësohet se ai ka qenë brenda në galeri në momentin kur ka rrëshqitur dhe e ka zënë poshtë vagoni që transporton kromin.

Sipas informacioneve mësohet se ai ndodhet në gjendje të rëndë dhe është dërguar menjëherë me helikopter drejt Spitalit të Traumës në Tiranë.

Minatori i plagosur është identifikuar si B. Palmani dhe është 38 vjeç.

a.ç

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU