Plagoset me thikë 42-vjeçari në Vaun e Dejës, arrestohet autori

NJë sherr për motive të dobëta ka degraduar deri në përdorimin e thikës çka për pak sa nuk i kushtoi jetën një 42-vjeçari. Ngjarja e rëndë ndodhi gjatë paradites në Vaun e Dejës. I plagosur ka mbetur 42-vjeçari me inicialet K.P.

“Menjëherë në vendngjarje në Lac-Vau Dejës, Bashkia Bushat ka mbërritur grupi hetimor, ku nga veprimet e para hetimore ka konstatuar se ka mbetur i plagosur shtetasi K.P. 42 vjeç, banues në Laç Vau Dejës – Shkodër, i cili ndodhet në spital në kujdesin e nevojshëm të mjekëve si pasojë e një konflikti verbal të çastit me një shtetas tjetër për motive të dobëta që ka agravuar në përdorimin e armës së ftohtë (thikë).

Falë veprimeve të shpejta hetimore dhe operative të kryera nga efektivët e Sektorit për Krimet e Rënda në D.V.P Shkodër, është bërë e mundur identifikimi i autorit të dyshuar konkretisht shtetasi : Lazer Gega, 45 vjeç, banues në Laç Vau Dejës , i cili u arrestua në flagrancë. Grupi hetimor vazhdon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.”, thuhet në njofftimin e policisë./a.m.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU