Plagos vëllanë në oborr, arrestohet autori në Kamëz

Plagos me mjete prerëse vëllanë e tij e tij pas një sherri, policia arreston 40 vjeçarin.

Shërbimet e policisë të komisariatit nr.5, më datë 10.09.2017 arrestuan Arjol Llapushi, 40 vjeç, banues në Kodër Kamëz.

Arrestimi i tij u bë pasi, në rrugën “Fredi Shega”, në oborrin e banesës së tij, për shkak të një konflikti të momentit ka goditur me mjete prerëse vëllanë e tij, shtetasin L.Ll., 48 vjeç, banues në Kodër Kamëz.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësorë Tiranë, në ngarkim të shtetasit të lartpërmendur për veprat penale “Plagosje e lehtë me dashje” dhe “Dhunë në familje”, parashikuar nga nenet 89 dhe 130/a të Kodit Penal. /b.d

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU