“Piramidat” VEFA e M. Leka, tender për pasuri me vlerë 1 milionë dollarë

Teksa administrimi i pasurive të firmave rentiere është drejt fundit dhe shpërndarja e komisioneve për kreditorët ka “pushuar”, Ministria e Financave ka shpallur ankandet për shitjen e tokave dhe objekteve ne pronësi pasurive të firmës VEFA dhe Mustafa Leka.

Agjencia e Prokurimit publik shpalli datën 19 janar për shitjen e këtyre pasurive ne ankand, vlera e të është 128,840,000 lekë (rreth 1 mln dollarë).

Në zotërim të ish kompanisë së fajdeve VEFA do të shitet një apartament në Vlorë më vlerë 3 milionë lekë, truall në Fier me vlerë 98.2 milionë lekë, ish sektori i përpunimit të drurit, Zavalone me vlerë 4 milionë lekë, ish –fabrika e sallamit në Përmet me 6.5 milionë lekë.

Një truall në zotërim të ish firmës rentiere M.Leka me vlerë 17 milionë lekë që ndodhet në Tiranë del gjithashtu në ankand.

Agjencia e Prokurimit Publik njofton se, çdo person fizik apo juridik i interesuar për blerje me ankand duhet të paraqesë në vendin, datën dhe orën e njoftuar pranë komisionit të ankandit dokumentacionin si më poshtë:

  1. Kërkesë me shkrim për blerjen e objektit apo ndërmarrjes e regjistruar pranë protokollit të Ministrisë së Financave.
  2. Mandat pagesën apo Garancinë bankare në origjinal që vërteton derdhjen apo ngurtësimin e 20 % të vlerës së fillimit të ankandit, në lekë për llogari të Ministrisë së Financave.
  3. Dokument identifikimi (pasaportë biometrike ose letërnjoftim).

APP njofton se, pjesëmarrësi në ankand, i cili tërhiqet nga ankandi pa dhënë asnjë ofertë për vlerën e objektit te shpallur për shitje, nuk i kthehet 20 % e vlerës fillestare, të ngurtësuar për pjesëmarrje në ankand.

Mandat pagesa apo Garancia bankare duhet të bëhet detyrimisht brenda afatit të pranimit të kërkesave për pjesëmarrje në ankand. Mandat pagesa apo Garancia bankare apo mund të bëhen pranë çdo banke të nivelit të dytë në llogaritë respektive të hapura për Ministrinë e Financave pasi të keni tërhequr pranë DDPP ose degëve të thesarit në rrethe faturën për arkëtim të plotësuar dhe të nënshkruar nga përfaqësuesi i institucionit.

Lista e pasurive dhe vlera

Objekti Vlera (lek)

Në pronësi të Shoqërisë “VEFA”

1 Apartament banimi Vlorë 3 010 000

2 TRUALL Lagjja “IshNdermarrja Ushqimore e Fierit”, Fier 98 210 000

3 iSH-SEKTORI i PERPUNIMIT DRURIT ZAVALONE (4 objekte) 4 000 000

4 iSH-FABRIKA E SALLAMIT&MAGAZ ish-zona e SMT-së 6 500 000

Në pronësi të Shoqërisë “M. LEKA”

TRUALL Rruga “28 Nentori” Tirane 17 120 000

MONITOR

 

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU