Piloti grek hyri me avion zjarrfikës në Shqipëri

Nga Arben Llalla

Në 21 gusht 1994 një aeroplan për shuarjen e zjarreve model 359 MAEDY i forcave ushtarake ajrore të Greqisë shkeli hapësirën ajrore të Shqipërisë dhe hodhi rreth 5.000 fletushka në territorin shqiptar nga Saranda e deri në Vlorë ku shkruhej në gjuhën greke: “ΜΠΕΡΙΣΑ ΚΑΙ ΜΕΞΗ ΘΑ ΦΥΓΕΤΕ ΜΕΧΡΙ ΝΑ ΦΕΞΕΙ” që në shqip do të thoshte “Berisha dhe Meksi të largohen deri në agim”.

avioniGjatë asaj periudhe u shkrua në mediat shqiptare se piloti grek quhej Kosta Vrakas. Aeroplani i forcave ushtarake të Greqisë ishte nisur nga ishulli i Korfuzit në drejtim të Jugut të Shqipërisë.

vrakas-pilortPas shumë kërkimesh gjeta se piloti i 21 gushtit të 1994 ishte koloneli Thomas Vrakas dhe jo Kosta Vrakas, ashtu siç shkruanin mediat shqipe në atë kohë.

Pas kësaj ngjarje piloti me gradën kolonel, Thomas Vrakas qëndroi vetëm dy ditë në burg dhe u lirua duke u ndjekur penalisht në gjendje të lirë. Pas këtij incidenti, koloneli u shkarkua nga Forcat Ajrore Greke, duke u përballur me akuza për përdorim të paligjshëm të avionit ushtarak, trafikut ajror rregullat shkelje, duke kaluar hapësirën ajrore të një vendi të huaj.

vrakas-2Në maj të vitit 1996 u zhvillua në Athinë gjyqi për veprimet e tij dhe Thomas Vrakas doli i pafajshëm për hedhjen e fletushkave me përmbajtje nacionaliste, megjithëse akuzohej për disa vepra penale kombëtare dhe ndërkombëtare. Gjykatësit vendosën me faljen e tij. E vetmja masë ishte dalja e tij në pension të parakohshëm.

vrakasVeprimi i pilotit Thomas Vrakas nuk ishte i rastësishëm, por i kordinuar mirë me politikën dhe strukturat ushtarake, policore të sigurimit grek. Ai në vitin 2009 ishte kandidat për deputet në zonën B të Athinës me partinë e djathtë, Demokracia e Re e drejtuar nga Kosta Karamanlis, të cilat u mbajtën në 4 Tetor 2009.

vrakas-lokalThomas Vrakas, tashmë pensionist jeton në Attiki të Athinës. Origjina e tij është nga Ahuri i Shën Nikollës së Filatit. Familja Vrakas ka qenë pjesëmarrëse në masakrat që kreu ushtria EDES e Napoleon Zervës ndaj popullsisë shqiptare në Çamëri. Familja Vrakas u vendos në Filat pasi shqiptarët u përzunë nga shtëpitë e tyre. Vëllai i Thomait, Kozmas Vrakas ka një kafene në Filat pikërisht në pronën e grabitur të një çami.

27.al

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU