Peza: Nuk ka plan për largimin e Blushit nga PS

Deputeti Alfred Peza i ftuar në emisionin “Opinion” në TVG] Klan i pyetur a mund të ketë një divorc të Blushit me PS, tha se Blushin nuk e largon njeri nga PS-ja vetëm nëse ai vendos me dëshirën e tij të largohet.

“Kjo është historia e të gjithë të larguarve” -tha Peza, duke përjashtuar mundësinë se ka një plan në parti për ta larguar Ben Blushi.

Sakaq për qendrimin e Blushit ndaj Ramës ai tha se “Të mbysësh anijen se ke inat kapitenin nuk është zgjidhje politike”, tha Peza.

Ndërkohë për analizstin Preç Zogaj, Blushi do të mund të ishte një lider shumë i mirë i së majtës dhe me parime.

“Ben Blushi është një lider i majtë i mirëfilltë se beson në atë që thotë. Ka parime të qarta”, tha Zogaj.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU