Ish kryetarin e Akademisë së Shkencave duket po e ndjek ‘tersi’ gjithëandej. Pasi dështoi të ishte kryetar i Akademisë së Shkencave duke dhënë dorëheqje për shkak të procedurave me të cilat ai u zgjodh, tashmë është Federata Shqiptare e Peshëngritjes që nuk e pranon si President të Peshëngritjes, pas skandalit të dopingut ku dha dorëheqje kreu i FSHP, Roland Gjoza. Peshëngritës dhe trajnerë deklaruan pak minuta më parë se nuk e panojnë Gudar Beqirajn si President të Peshëngritjes pasi FSHP-në nuk e ka askush me tapi që e lë njëri dhe e merr tjetri. “Kërkojmë të bëhen zgjedhje të parakohshme. Gudar Beqiraj s’mund të jetë Presidenti ynë se se ka zgjedhur askush. Nuk e ka pas me tapi Gjoza që ja la Beqirajt. Duam zgjëedhje të menjëhershme. Historia e dopingut duhet të marrë fund”, deklaruan peshëngritësit dhe trajnerët e klubeve të peshëngritjes.
ma.me/ javanews.al