Pesë mënyra që tregohet se aloe vera është e magjishme për lëkurën

Është e shkëlqyeshme për kurën e lëkurës dhe të sëmundjeve të ndryshme, prandaj përfundimisht do të duhej të vendosni për përdorimin e aloe verës…Para shumë kohësh është e njohur që aloe vera është bimë e magjishme. Për ju dhe për partnerin tuaj.
Po ju sjellim pesë arsye përse është e shkëlqyeshme aloe vera:

1. Ilaç natyral për akne
Aloe vera ka cilësi të luftimit kundër mikrobeve dhe kundër baktereve, të cilat eliminojnë bakteret dhe zvogëlojnë inflamacionin e lëkurës.

2. Bën hidratimin
Lëkura e hidratuar është elastike dhe e lëmuar. Prandaj, nëse dëshironi që lëkura juaj të duket shkëlqyeshëm, përdorni xhelin aloe vera.

 

3. Produkt natyral pas rrojës
Aloe vera ka edhe cilësi kundërinflamatore të cilat zbusin irritimin e lëkurës pas rrojës. Gjithashtu, vret bakteret të cilat mund të shkaktojnë infeksionin e lëkurës.

4. Pengimi i rrudhave
Secila femër herë pas here ballafaqohet me rrudhat e padëshiruara. Përveç që kuron lëkurën, aloe vera edhe e tendos dhe e mban elastike. Aloe vera gjithashtu përmban vitaminat C dhe E, të cilat mbajnë hidratimin.

5. Shndrit striat
Striat nuk eliminohen lehtë, mirëpo masazhi i lëkurës me xhelin aloe vera mund të shndrisëstriat në masë të madhe. Telegrafi (b.an)

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU