Pesë arbitra të subjekteve të ndryshme fushatë për Armand Dukën!

Zgjedhjet për kreun e FSHF po afrojnë dhe duket se gara po “nxehet” çdo ditë e më shumë.

Por, ashtu siç është konstatuar shpesh, kjo garë nuk po rezulton shumë e ndershme (mjafton të përmenden shoqatat “fantazmë”). Ndërkohë, një tjetër detaj i rëndësishëm del në skenë. Më saktë, një tjetër skandal. Pikërisht përdorimi i të gjithë mekanizmave për të bërë fushatë, madje edhe përdorimi i gjyqtarëve të futbollit.

Mjafton t’i hedhësh një sy statusit të postuar në Facebook nga kreu aktual i FSHF-së, Armand Duka, i cili shpallte kandidaturën për një mandat tjetër për president të Federatës. Këtë status nuk kanë nguruar ta shpërndajnë në profilet e tyre në Facebook edhe pesë gjyqtarë futbolli, të kategorive të ndryshme.

Sigurisht që strategjia është e rafinuar, sepse nuk bëhet fjalë për gjyqtarë të Superligës, të cilët i njohin të gjithë, por për arbitra pak të dalë në skenë, të cilët gjykojnë ose në kategorinë e moshave ose në Kategorinë e Parë dhe të Dytë: Florian Lata, Olti Shkëmbi, Nikolaos Soko, Roland Paramoni dhe Heraj Lisaku.

Një skandal më vete, sepse pikërisht imazhi i tyre po përdoret për fushatë në favor të Armand Dukës. Një veprim aspak i pranueshëm. Kjo pasi në FSHF, pretendojnë se sektori i gjyqtarëve është i pavarur, por nuk ka rezultuar kështu. Mjafton të kujtohet mesazhi që iu dërgohej gjyqtarëve për të ndjekur me çdo kusht ndeshjen e Shpresave në “Selman Stërmasi” pak muaj më parë, sigurisht për të mbushur shkallët e impiantit sportiv.

Tashmë del edhe një tjetër element, pikërisht përdorja (me vetëdije apo jo, me detyrim apo me dëshirë) e gjyqtarëve për të shpërdarë statusin e kreut aktual të FSHF-së, Armand Dukës, i cili shpall kandidaturën për një tjetër mandat, përgatiti Tema.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU